Palermo merr masa, Bogdani i ka bërë 3 gola
PALERMO- Erjon Bogdani dhe Serxhio Pelizier do të përbëjnë dyshen e sulmit për Kievon, në ndeshjen e sotme kundër Palermos. Për sulmuesin shqiptar do të jetë një miniderbi me Samir Ujkanin, portierin e tretë të kombëtares, që militon me Palermon. Ndonëse, vetëm në distancë, pasi Ujkani nuk do të luajë për siçilianët. Për Bogdanin është një rikthim në fushën ku shënoi 3 gola dy vjet më parë me fanelën e Sienës. Jo më kot, trajneri Balardini do të vendosë në mbrojtje dy lojtarë të gjatë.
(s.g/a.l/BalkanWeb)