Kategoria I, Skenderbeu shkaterrohet, Luftetari ngjitet

Skenderbeu vazhdon renien e lire ne Kategorine I, duke regjistruar nje humbje te thelle 4-1 ne ndeshjen kunder Beselidhjes te zhvilluar ne Lezhe. Korcaret vazhdojne ta mbajne vendin e pare ne renditje, por duke pare edhe dy barazimet ne dy ndeshjet e fundit, ky eshte nje shqetesim i madh per ta.
Fitore mjaft te rendesishme ka arritur Luftetari qe mundi 2-1 Kastriotin dhe u ngjit ne kuoten e 14 pikeve. Nderkohe, Gramozi i vendit te dyte eshte ndalur ne nje barazim pa gola ne Velipoje kunder Ades. Fitore 2-0 kane arritur edhe Naftetari e Burreli, perkatesisht kunder Pogradecit dhe Terbunit, ndersa Laci mundi me veshtiresi 1-0 kryeqytetasit e Dajtit.
Dy ndeshjet e mbetura te kesaj jave jane, Sopoti-Turbina dhe Bilisht Sport-Skrapari do luhen diten e neserme.