E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqaj, vetëm 45 minuta kundër Panathinaikos

Arjan Beqaj u rikthye në portë pas një mungesë disa javore për Anorthosis Famagusta në sfidën e fundit në grup për Ligën e Kampioneve.  Në minutën e 38-të portieri kosovar shmangu një gol të sigurtë, pas goditjes së Manxios së Panathinaikosit, duke e devijuar topin në goditje nga këndi.

Gjithsesi, për pamundësi të vazhdimit të lojës – sipas faqes qipriote protathlima.com.cy- portieri i Kombëtares shqiptare u zëvendësua me fillimin e pjesës së dytë me Nagin, kur rezultati në “Oaka” ishte 0-0.

E Marte, 09 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›