Biletat e fundit, spikat dueli Roma-Bordo

Mungojnë vetëm pak orë nga takimi i “vdekjes” Roma-Bordo, ku një nda dy ekipet do të mbetet jashtë 16 skuadrave më të mira të Europës. Për francezët e Lorent Blank nuk mjafton barazimi, ndërkohë që ky rezultat për italianët e drejtuar nga Luçiano Spaleti një pikë do t’i çonte automatikisht në raundin me nokaut. Roma do të ketë në dispocion nga minuta e parë kapitenin Françesko Toti, në ndihmë të Baptistës dhe Menezit. Në mesfushë ka hapësirë për treshen Brigi-Perota-De Rosi. Spaleti: “Në fushë dua 11 kafshë të vërteta”. Trajneri i Bordosë, Blank pritet të luajë me një pykë të vetme (4-3-2-1), duke ia besuar këtë rol bomberit Kavenagi.
Lioni e Bajerni janë automatikisht të kualifikuara dhe sfida midis kampionit të Francës dhe atij të Gjermanisë ka më shumë rëndësi për vendin e parë në Grupin F, pasi dy ekipet pas pesë ndeshjeve të para janë në kuotë të barabartë pikësh, nga 11.
Rumunët e Steaua dhe italianët e Fiorentinës do të luftojnë në Bukuresht për vendin e tretë që të çon në Kupën UEFA. Skuadrës së Adrian Mutusë i mjafton dhe barazimi, pasi ka dy pikë më shumë se Steaua. Trajneri i Fiorentinës, Çezare Prandeli synon të çojë të paktën fitoren e parë në shtëpi në Ligën e Kampioneve: “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, edhe pse kemi dy rezultate që na shërbejnë e përfaqësojnë një avantazh të vogël. Megjithatë, skuadra duhet mendojë vetmë për
të fituar. Jemi shumë të motivuar pasi luajmë për një vend në UEFA”.
Steaua-Fiorentina është një ndeshje speciale për rumunin Adrian Mutu: “Do të gjej një ambient të vështirë, por ka një personalitet të madh dhe do të jap më të mirën. Më vjen keq që jemi eliminuar nga Liga e Kampioneve, por kundërshtarët ishin të fortë dhe ne bëmë një figurë të mirë. Tani po punojmë të jemi përsëri vitin e ardhshëm”.
Porto-Arsenal është një tjetër sfidë tërheqëse e Grupit G. Të dy skuadrat janë të kualifikuara dhe e vetmja vlerë nga përballja është përcaktimi përfundimtar i skuadrës që do ta mbyllë fazën e grupeve në vendin e parë. Skuadrës angleze së Arsen Vengerit i mjafton barazimi në Portugali.
10 dhjetor
E Man. United-Alborg
E Sëlltik-Villarreal
F Steaua-Fiorentina
F Lion- Bajern
G Porto -Arsenal
G Dinamo Kiev-Fenerbahçe
H Juventus-BATE
H Real Madrid-Zenit
E Marte, 09 Dhjetor 2008