Nedved: “Na duhet qershia mbi tortë”

Deri tani Juventusi ka bërë një fazë grupi të mrekullueshme në Ligën e Kampioneve. Mungon vetëm “qershia mbi tortë”. Për të mbajtur vendin e parë në Grupin H i mjafton të mos humbasë në shtëpi kundër BATE Borisovit. Mesfushori çek Pavel Nedved: “Këto ndeshje kanë kontribuar për të shtuar vetëdijen tonë. Na ka bërë më të fortë, edhe brenda nesh”. Juventusi i fitoi të dy sfidat kundër Realit të Madridit dhe 36-vjeçari ndihet shumë krenar.
“Sipas meje në futbollin e sotëm duhet të vraposh shumë, çdokush duhet të luajë atje ku ka nevojë skuadra. Unë jam në dispozicion dhe do të jem i kënaqur nëse luaj”. Të dielën Juventusi do të përballet me Milanin në kampionatin italian, por Nedved dëshiron të mendojë vetëm për ndeshjen kundër bjellorusëve të Bate Borisovit: “Liga e Kampioneve kërkon përqendrim të madh, ndryshe rrezikon të bësh teatër të shëmtuar. Është shumë e vështirë të arrish deri në finale. Gabon një ndeshje dhe je jashtë. Ne do dëshirojmë të mbërrijmë deri në fund, por nuk duhet të lejojmë gabime. Tani jam duke menduar të ardhmen dhe finalen e Romës”
10 dhjetor
E Man. United-Alborg
E Sëlltik-Villarreal
F Steaua-Fiorentina
F Lion- Bajern
G Porto -Arsenal
G Dinamo Kiev-Fenerbahçe
H Juventus-BATE
H Real Madrid-Zenit
E Marte, 09 Dhjetor 2008