E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapllani, si Obama: “Yes we can”Kapllani, një prej heronjve të Karlsruhes kur ajo militonte në Bundesliga 2, ende nuk e ka shënuar golin e parë për këtë sezon në Bundesligë.

Edmond Kapllani në rolin e Barak Obamës, presidentit të zgjedhur amerikan. Sulmuesi shqiptar i Karslruhes ka festuar me tifozët, duke mbajtur një banderolë ku ishte shkruar lajtmotivi i fushatës së Obamës: “Yes, we can” (Po, ne mundemi). Fansat e Karlsruhes besojnë se do t’ia dalin të mos rrëzohen nga Bundesliga 1. Gjithsesi, Kapllani, një prej heronjve të Karlsruhes kur ajo militonte në Bundesliga 2, ende nuk e ka shënuar golin e parë për këtë sezon në Bundesligë. Por, për gazetën gjermane “Zydojçce Caitung” sulmuesi shqiptar është parë në versionin e sukseshëm amerikan të Barak Obamës: “Yes, we can”.

E Marte, 09 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›