Beqaj vs. Duro, "derbi" shqiptar në mes të Qipros
Dita e sotme do të sjellë nga ndeshjet
më të forta dhe njëkohësisht më të
rëndësishme të kampionatit qipriot. Por kjo
sfi dë do të ketë diçka të veçantë edhe për
të pasionuarit shqiptarë, pasi në ishullin
jugor të Evropës do të zhvillohet "derbi"
mes dy bashkëkombësve tanë, lojtarë të
Kombëtares kuqezi. Pra bëhet fjalë për
përballjen mes kampiones në fuqi të Qipros,
Anorthosis Famagusta të Arjan Beqajt dhe
ndaj Omonia e Nikosias të Klodian Duros.
Do të jetë skuadra e portierit shqiptar ajo
që do ta presë kundërshtarin në fushën
e vet, në Larnaka. Një ndeshje ku do të
përballen kampionia e Qipros dhe fi tuesja
e kupës, teorikisht dy skuadrat më të forta.
Beqaj nga një anë do të kërkojë të mbajë
portën të paprekur, aq më tepër që kthehet
pas një dëmtimi. Nga ana tjetër, Duro do të
kërkojë të fi tojë dhe sigurisht të shënojë në
portën e mikut të tij të kombëtares, Beqajt.
"Sigurisht, do të jetë një ndeshje e fortë, ku
si unë, ashtu edhe Arjani do të kërkojmë që
të fi tojnë skuadrat tona", ka thënë Duro. "Të
shënoj gol? Është gjithnjë e bukur, sidomos
nëse shënoj në portën e Beqajt", ka vijuar,
cili mund ta nisë ndeshjen nga stoli. Ndërkohë,
pas kësaj ndeshjeje të dy do të jenë
sërish miq, madje miq shumë të mirë, parë
faktin se të dyve do t‘u duhet të përballen
me një kundërshtar të përbashkët më 11
shkurt, Maltën.