E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, lamtumirë Turqisë dhe zhytet në atmosferën e derbit

Tirana do t‘i thotë sot lamtumirë Antalias
dhe Turqisë, për t‘u rikthyer
në shtëpi, ku përpara e pret një detyrë
e vështirë: derbi ndaj Dinamos, njërës
nga rivalet më të forta në luftën për
titull. Rreth orës 14:00 do të zbarkojnë
në kryeqytet, ndërkohë që stërvitjen do
ta rifillojnë të hënën. Në ditën e parë të
javës së ardhshme është parashikuar
një seancë stërvitore në palestër, ndërsa
pasdite do të zbresin në fushë stërvitore
të "Skënder Halilit", duke shënuar kështu
edhe javën anti-Dinamo. Sipas drejtorit
teknik, Alban Tafaji, (nëpërmjet telefonit
nga Turqia), është mësuar se "grupi është
top-formë". Derbi ndaj Dinamos është
përcaktues në luftën për titull dhe skuadra
ka një javë kohë për t‘u përgatitur më
së miri për këtë takim të rëndësishëm.
Kjo do të jetë një javë e madhe angazhimi
për të gjithë ne. Shpresojmë që grupi t‘ia
dalë mbanë". Supersfida ndaj Dinamos
është parashikuar nga kalendari për
datën 4 shkurt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›