Trishtimi i Lorik Canës, në dyshim ndaj Maltës
Lorik Cana duket se do
të jetë një dhimbje koke
për trajnerin e kombëtare
sonë, Ari Han. Kur duhen
edhe rreth 15 ditë nga ndeshja
kundër Maltës (që do të luhet në
transfertë më 11 shkurt), është
vetë futbollisti ai që hedh dyshimet
për rikuperimin e formës së
tij fizike. Ditët e fundit, në shtypin
francez, janë karakterizuar nga
një sërë lajmesh që kanë hedhur
poshtë njëri-tjetrin në lidhje me
këtë çështje. Por tashmë për të
sqaruar këtë situatë ka menduar
vetë Cana, i cili ka theksuar se nuk
ka ndërmend të rrezikojë të gjithë
sezonin, vetëm e vetëm për të
luajtur më 8 shkurt në ndeshjen
ndaj Bordosë. Por, pikërisht një
pohim i tillë vë në diskutim edhe
mundësinë e riaftësimit të tij
për ndeshjen me Maltë-Shqipëri
për eliminatoret Botëror 2010,
që do të luhet vetëm katër ditë
më vonë. Dëmtimi në gju e la
atë jashtë stërvitjes dhe fushës
më gjatë sesa pritej dhe kosovari
sqaron se do të tregohet shumë i
kujdesshëm për të ruajtur veten
nga një dëmtim, i cili mund t‘i
rrezikonte pjesën tjetër të sezonit.
Cana e ka ndjekur me shumë
kujdes situatën e tij pas dëmtimit
të pësuar disa javë më parë, por
ecuria e rikuperimit është shumë
e ngadaltë dhe kjo e ka bërë të
ndihet shumë i trishtuar dhe me
shpresa të pakta për një rikthim
të shpejtë në fushën e lojës. Lajmi
është bërë i njohur nga vetë
futbollisti i kombëtares shqiptare
në një prononcim të dhënë
për të përditshmen franceze
"La Provence". "Do të tregohem
shumë i kujdesshëm, shpjegon
ai, në prononcimin për gazetën
marsejeze, nuk dua të rrezikoj,
sepse nuk kam ndër mend t‘ia
filloj riaftësimit nga e para. Janë
edhe 4 muaj të mbetur nga sezoni
dhe dua të jap kontributin tim".
Kjo nuk është hera e parë që futbollisti
shqiptar është dëmtuar në
gjurin e tij të djathtë. "Po është e
vërtetë, por këtë herë po zgjat vërtet
shumë". Lojtari i Kombëtares
kuqezi po vazhdon riaftësimin e
tij, kryesisht me ushtrime ujore në
pishinë, por edhe me pjesën tjetër
të programit special individual.
"Jam i kënaqur me atë që kam
bërë deri tani në pishinë, shtoi
Cana, nuk do të jap një datë për
rikthimin tim në fushë". Gazeta
nxjerr përfundimin se dalja e tij
në terren më 8 shkurt duket shumë
pak e mundshme. Cana nuk
ka luajtur asnjë ndeshje në vitin
2009 dhe trajneri i OM-së, Erik
Gerec, shpresonte që futbollisti të
ishte gati pikërisht ndaj Bordosë.
Ndërkohë që ka ardhur një reagim
edhe nga ana e stafit mjekësor të
vetë klubit të Olimpikut të
Marsejës. "Ne duhet të kemi durim,
tha të enjten doktor Françeski,
nuk duam që gjuri i Lorikut të
fryhet sërish. Shpresojmë për 10
ditë. Kemi përdorur gjilpëra për
ta tharë gjurin. Para rikthimit në
fushë atij do t‘i duhet të paktën
një stërvitje njëjavore me pjesën
tjetër të grupit, gjithmonë nëse
nuk ndien dhimbje në gju".
të jetë një dhimbje koke
për trajnerin e kombëtare
sonë, Ari Han. Kur duhen
edhe rreth 15 ditë nga ndeshja
kundër Maltës (që do të luhet në
transfertë më 11 shkurt), është
vetë futbollisti ai që hedh dyshimet
për rikuperimin e formës së
tij fizike. Ditët e fundit, në shtypin
francez, janë karakterizuar nga
një sërë lajmesh që kanë hedhur
poshtë njëri-tjetrin në lidhje me
këtë çështje. Por tashmë për të
sqaruar këtë situatë ka menduar
vetë Cana, i cili ka theksuar se nuk
ka ndërmend të rrezikojë të gjithë
sezonin, vetëm e vetëm për të
luajtur më 8 shkurt në ndeshjen
ndaj Bordosë. Por, pikërisht një
pohim i tillë vë në diskutim edhe
mundësinë e riaftësimit të tij
për ndeshjen me Maltë-Shqipëri
për eliminatoret Botëror 2010,
që do të luhet vetëm katër ditë
më vonë. Dëmtimi në gju e la
atë jashtë stërvitjes dhe fushës
më gjatë sesa pritej dhe kosovari
sqaron se do të tregohet shumë i
kujdesshëm për të ruajtur veten
nga një dëmtim, i cili mund t‘i
rrezikonte pjesën tjetër të sezonit.
Cana e ka ndjekur me shumë
kujdes situatën e tij pas dëmtimit
të pësuar disa javë më parë, por
ecuria e rikuperimit është shumë
e ngadaltë dhe kjo e ka bërë të
ndihet shumë i trishtuar dhe me
shpresa të pakta për një rikthim
të shpejtë në fushën e lojës. Lajmi
është bërë i njohur nga vetë
futbollisti i kombëtares shqiptare
në një prononcim të dhënë
për të përditshmen franceze
"La Provence". "Do të tregohem
shumë i kujdesshëm, shpjegon
ai, në prononcimin për gazetën
marsejeze, nuk dua të rrezikoj,
sepse nuk kam ndër mend t‘ia
filloj riaftësimit nga e para. Janë
edhe 4 muaj të mbetur nga sezoni
dhe dua të jap kontributin tim".
Kjo nuk është hera e parë që futbollisti
shqiptar është dëmtuar në
gjurin e tij të djathtë. "Po është e
vërtetë, por këtë herë po zgjat vërtet
shumë". Lojtari i Kombëtares
kuqezi po vazhdon riaftësimin e
tij, kryesisht me ushtrime ujore në
pishinë, por edhe me pjesën tjetër
të programit special individual.
"Jam i kënaqur me atë që kam
bërë deri tani në pishinë, shtoi
Cana, nuk do të jap një datë për
rikthimin tim në fushë". Gazeta
nxjerr përfundimin se dalja e tij
në terren më 8 shkurt duket shumë
pak e mundshme. Cana nuk
ka luajtur asnjë ndeshje në vitin
2009 dhe trajneri i OM-së, Erik
Gerec, shpresonte që futbollisti të
ishte gati pikërisht ndaj Bordosë.
Ndërkohë që ka ardhur një reagim
edhe nga ana e stafit mjekësor të
vetë klubit të Olimpikut të
Marsejës. "Ne duhet të kemi durim,
tha të enjten doktor Françeski,
nuk duam që gjuri i Lorikut të
fryhet sërish. Shpresojmë për 10
ditë. Kemi përdorur gjilpëra për
ta tharë gjurin. Para rikthimit në
fushë atij do t‘i duhet të paktën
një stërvitje njëjavore me pjesën
tjetër të grupit, gjithmonë nëse
nuk ndien dhimbje në gju".