E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhi: Vendet në zhvillim me optimistë se G7-a

Anketa e perspektivave ekonomikë për vitin 2011 tregon se numri më i madh i optimistëve jeton në vende si Kina, Brazili dhe India.

Sondazhi u krye nga anketues kryesor të lidhur me Gallup International, dhe në të morën pjesë 64 mijë persona nga 53 vende.

Ky sondazh mat optimizmin për mirëqenien personale dhe për gjendjen ekonomike të shtetit në 12 muajt e ardhshëm.

30 për qind e të anketuarve thonë se bota do të ketë progres në vitin 2011, 28 për qind thonë jo, teksa 42 për qind janë të mendimit se asgjë nuk do të ndryshojë.

/Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2010-12-22 11:30
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›