Erdoan i dërgon letër paralajmërimi Obamës

Në një letër drejtuar Presidentit Obama, kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdoan, shprehu kërkesën e mos vlerësimit të projektligjit nga Asambleja e Përgjithshme e Dhomës së deputetëve amerikanë.
Bashkë me mundësinë e shqyrtimit dhe futjes në rendin e ditës së projektligjit armen nga Dhoma e deputetëve amerikanë hyri në skenë dhe kryeministri Erdoan. Duke i dërguar një letër Obamës, Erdoan kërkoi ndalimin e marrjes në rendin ditor të ligjit, i cili kërkon njohjen e ngjarjeve të vitit 1915 si një “ gjenocid”. Ministri i Punëve të Jashtme Ahmet Davudollu sqaroi letrën drejtuar Obamës. Në fjalën e mbajtur në Parlamentin Turk rreth buxhetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Davudollu preku dhe marrëdhëniet turko-amerikane , projektligjet e “gjenocidit” armen duke theksuar se nuk do të lejojnë lëkundjen e marrëdhënieve turko-amerikane si të ishte shpata e Demokleut. “Nisur nga ky këndvështrim sot kryeministri i ka dërguar një letër Obamës. Populli turk është i vendosur në mbrojtjen e nderit kombëtar përballë shpifjeve dhe imponimeve historike. Jam i bindur se edhe Parlamenti ynë i nderuar do të tregojë ndjeshmërinë e duhur rreth kësaj teme ashtu siç ka bërë dhe më parë.”
Deklaratat e dhëna ditën e premte nga kryetarja e Dhomës së deputetëve amerikanë, Nancy Pelosi rreth votimit të ligjit armen kishin alarmuar Ankaranë dhe Uashingtonin. Ndërkohë që institucionet turke hynin në skenë, edhe Davudollu gjatë një telefonate me kolegen amerikane Hillari Klinton, ka shprehur dëshirën e zhvillimit të përpjekjeve nga qeveria e Obamës për sa i përket ndalimit të projektligjit.
Pasi kanë humbur në zgjedhjet e Nëntorit, në kongresin e 112 demokratët do t’ia kalojnë drejtimin republikanëve. Kur republikanët të përbëjnë shumicën parlamentare shqyrtimi i ligjit armen do të jetë edhe më i vështirë, për këtë arsye grupet armene ushtrojnë pak presion. Burime nga Kongresi pohojnë se është shumë e vështirë të parashikohet nëse ligji do pranohet apo refuzohet por ato mendojnë se rezultatet do të dalin sa më parë.
Ankaraja dhe Uashingtoni janë të shqetësuar nga dëmi i madh që mund t’i shkaktohet procesit të normalizimit të marrëdhënieve turko-armene dhe turko-amerikane. “Kjo temë tashmë përcakton të ardhmen e marrëdhënieve turko-amerikane, prandaj secili prej nesh duhet të ndërmarrë përgjegjësitë e tij kur bëhet fjalë për të”, u shpreh Davudo’lu, i cili nënvizoi bisedën e zhvilluar ditën e premte me Klintonin. Projektligji armen ishte votuar në muajin Mars me 23 vota pro dhe 22 vota kundër nga Komiteti i Marrëdhënieve me jashtë në bashkëpunim me Dhomën e Deputetëve. Pas këtij vendimi Turqia kishte tërhequr ambasadorin turk Namik Tan nga Uashingtoni.
/Zaman-Start/A.K/
2010-12-22 13:00
[