E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqaria! Ç’është kjo?

Dy miq, të martuar prej shumë vitesh, kanë filluar të mërziten nga jeta në çift. Duke parë situatën, gratë e tyre u japin leje që për një javë ata mund të bëjnë ç’të duan pa pasur asnjë pasojë.

Edhe pse në fillim filmi duket sikurse një ëndërr që më në fund po realizohet për dy karakteret kryesore, pasi që ata do të lirohen nga jeta bashkëshortore, Rick dhe Fred do të shohin se mendimet për jetën beqare dhe për vetveten, janë shumë qesharake dhe jashtë realitetit të përditshëm.

Ashtu sikurse në shumicë e filmave të regjisorëve Peter dhe Bobby Farrell, karakteret kryesore janë meshkujt. Edhe në këtë film kemi Rickun që luhet nga Owen Wilson dhe Fred që luhet nga Jason Sudeikis.

Për t’u larguar nga gruaja e tij, Maggie (Jenna Fischer), Rick dëshiron që të largohet pak nga jeta bashkëshortore për të shijuar edhe njëherë jetën e beqarëve.

Nga pjesa e tij, shohim një karakter më të ndrojtur të Wilson gjë që i ka bërë më mirë atij si aktor. Në të njëjtën pozitë si Rick është edhe shoku i tij Fred që dëshiron të lirohet nga gruaja e tij Grace (Christina Applegate).

Edhe pse në fillim për ta ky largim duket qesharak në pamje, ai më vonë merr kuptim kur gratë e dy shokëve ju thonë atyre që janë të lirë për të jetuar si beqarë.

Ndarja e tyre nga gratë paraqitet me gazë dhe lumturi, përderisa edhe gjestet tyre janë interesante.

Mjeshtëria e Farrelit nuk është se ka bërë një film bashkëkohorë, por ka bërë një film që e bën martesën më qesharake, edhe në ato momente kur ajo është në krizë.

Ky film është një përpjekje që ndonjëherë çiftet në vend që të shkurorëzohen duhet të ndahen për një kohë, sepse kështu do të shohin se përvojat seksuale por edhe beqaria nuk janë të mirë gjithmonë dhe nuk janë mbi familjen.

Për dallim nga komeditë e tjera, ku zakonisht ftohet edhe aktorja Katherine Heigl, në këtë rast nuk ka ndodhur kështu sepse filmi është një përrallë që nuk e do fytyrën e Heigl. Ai është një përrallë që fillon sikurse në vitet e ’30 dhe ’40 me fillimin, “Na ishte njëherë...”.

Edhe pse paksa subversiv, filmi ka momentet interesante të pikëpamjeve mashkullore për martesën, gjë që e bën një film më të dashur për gratë, të cilat mund të mësojnë nga ky film.

“Hall Pass” është një film që mund të shikohet nga personat mbi moshën 17-vjeçare.

----

HALL PASS

Regjia: Peter Farrelly dhe Bobby Farrelly; skenari: Pete Jones, Peter Farrelly, Kevin Barnett dhe Bobby Farrelly, bazuar në tregimin e Pete Jones; drejtor i fotografisë: Matthew F. Leonetti; montazha: Sam Seig; dizajner: Arlan Jay Vetter; kostumograf: Denise Wingate; producentë: Bradley Thomas, Charles B. Wessler, Peter Farrelly dhe Bobby Farrelly; Distributor: Warner Brothers Pictures. Kohëzgjatja: 1 orë 45 minuta.

Aktorë: Owen Wilson (Rick), Jason Sudeikis (Fred), Jenna Fischer (Maggie), Christina Applegate (Grace), Nicky Whelan (Leigh), Stephen Merchant (Gary), Larry Joe Campbell (Hog-Head), J B Smoove (Flats), Joy Behar (Dr. Lucy) dhe Richard Jenkins (Coakley).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›