E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta me jashtëtokësorë

Nga regjisori i ‘Iron Man’ dhe me një ekip të përzgjedhur aktorësh vjen një përzierje e arrirë western dhe fantashkencë.

Një njeri, zgjohet pranë një qyteti të panjohur dhe në dorë ka një pajisje të së ardhmes. I ndihmuar nga një bukuroshe dhe një sherif, ai do të bashkojë kaubojë, disa të jashtëligjshëm dhe fise vendase, për të luftuar një armik të përbashkët, që vjen nga një botë tjetër.

Ky është filmi që ka zgjuar kërshërinë e shumë kritikëve të filmit në SHBA, përderisa rolin kryesor në të e luan Daniel Craig që bën një paraqitje të mirë në rolin e kaubojit.

Filmi është i bazuar në një librin komik të Scott Mitchell Rosenbergut, përderisa skenari është punuar nga Damon Lindelof, Mark Fergus dhe Hawk Ostby në një tregim kinematografik që ndonjëherë të lë pa mend me karakteret, por edhe tensionin, aksionet që përcillen gjatë gjithë filmit.

Ky është një film fantastiko-shkencor që mund të jetë edhe kandidat serioz për Oskar, përderisa kemi të bëjmë edhe me një gjë, përballjen me jashtëtokësorët. Në të flitet edhe për anijet tona kozmike, por edhe për bretkosat që nga alienët mund të shndërrohen në miza infektuese.

Nëse keni parë prodhimet e tjera kinematografike për jashtëtokësorë, atëherë ky është i tillë – përderisa në vete ngërthen edhe bashkimin e forcave kundër keqbërësve, por edhe kundër rusëve dhe nazistëve, gjë që i jep atij edhe një prapavijë, ose një nënfabulë interesante në film.

“Cowboys & Aliens” është një film që mund të shikohet nga personat mbi moshën 13-vjeçare.

--------

COWBOYS & ALIENS

Regjia: Jon Favreau; skenari: Roberto Orci, Alex Kurtzman, Damon Lindelof, Mark Fergus dhe Hawk Ostby, bazuar në tregimin dhe novelën grafike të Scott Mitchell Rosenberg; drejtor i fotografisë: Matthew Libatique; montazha: Dan Lebental dhe Jim May; muzika: Harry Gregson-Williams; dizajner: Scott Chambliss; kostumograf: Mary Zophres; producentë: Brian Grazer, Ron Howard, Kurtzman, Orci dhe Rosenberg; Distributor: Universal Pictures/DreamWorks Pictures/Reliance Entertainment. Kohëzgjatja: 1 orë 58 minuta.

Aktorë: Daniel Craig (Jake Lonergan), Harrison Ford (Col. Woodrow Dolarhyde), Olivia Wilde (Ella), Sam Rockwell (Doc), Adam Beach (Nat Colorado), Paul Dano (Percy Dolarhyde), Clancy Brown (Meacham), Keith Carradine (Sheriff John Taggart) dhe Noah Ringer (Emmett Taggart).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›