E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqir Arifaj Investime per te ndryshuar Puken

Aleanca per Qytetarin Kandidati i PD-se Socialistet benin protesta nuk kerkonin fonde

Kandidati i Partise Demokratike per Puken Beqir Arifaj thote se ka ardhur koha per rokade. Ai kritikon rende qeverisjen shtatevjecare te socialisteve ne qytet dhe premton se do ti ndryshoje faqen Pukes duke bashkepunuar ngushte edhe me qeverisjen qendrore

Zoti Arifaj pervecse sfide e juaja keto zgjedhje jane sfide edhe e PD-se se Pukes per ti dhene fund qeverisjes socialiste te qytetit. Cilat mendoni se jane problemet e pazgjidhura sic duhet apo te shkaktuara nga administrata aktuale e bashkise

shte e vertete se kandidimi im njekohesisht dhe ne emer te PD-se eshte sfide jo vetem per mua por edhe per subjektin qe une perfaqesoj. Tashme dihet se Bashkia e Pukes eshte drejtuar nga PS-ja per dy mandate radhazi. Gjithashtu dihet se modeli qeverises ka qene ashtu sic dine te drejtojne socialistet. Gjate ketyre dy mandateve mund te them pa qene fare nihilist se nuk eshte bere asgje. Them keshtu per faktin se per 7 vjet rresht ne vend qe te thitheshin investime ka ndodhur e kunderta ne vend qe te afroheshin investitoret jane larguar ata ne vend qe te kerkoheshin fonde per projekte eshte kerkuar miting pas mitingu vetem rrezimi i qeverise. Nje nga problemet me shqetesuese gjate ketyre viteve ka qene administrimi dhe menaxhimi i bashkise. Per vitin 2010 dhe 2011 nuk eshte planifikuar asnje lek per investime edhe pse qeveria nuk i ka cenuar keto grante ne asnje vit packa se drejtuesit aktuale te bashkise vazhdimisht jane ankuar per fonde... Keto dhe shume e shume probleme te tjera bejne te domosdoshme nevojen e nje rokade te cilen duhet ta sjelle 8 maji 2011.

Si do ti zgjidhni ju keto probleme

Zgjidhja e problemeve akute qe ka kjo bashki do te filloje menjehere pas 8 majit 2011 me thithjen e investimeve aq te domosdoshme nga qeveria dhe donatore vendas dhe te huaj te cilet vazhdimisht kane ofruar mundesine per te kontribuar per Puken. Puka eshte nje qytet dhe nje rreth nga me te bukurit nga me te virgjrit por edhe me resurse te medha qe ia ka dhene natyra. Prioritet i prioriteteve per Puken do te jete perspektiva turistike e saj. Kjo nje nga sfidat me te medha por qe kerkon pune dhe vetem pune investime dhe vetem investime. Ne kemi nje plan zhvillimi strategjik tashme te hartuar por qe kerkon vetem zbatim te tij dhe ndryshimi do te jete i menjehershem.

A keni ju projekte konkrete per investime Cilat jane ato dhe si mendoni se do te financohen

Sic edhe theksova me lart celesi i rezultateve eshte dhe mbetet thithja e investitoreve pasi ne projektet i kemi te gatshme por dhe do te jene shume te tjera ne te ardhmen. Deri tani ne kemi mbi 29 projekte per ndertime dhe rikonstruksione ne te gjithe gjeografine e bashkise. Ato do te jene per rruge per hapesira publike per ujesjelles dhe kanalizime per sherbime ne institucionet ne vartesi te bashkise etj. Gjate ketyre viteve jane lene ne harrese ose nuk jane vleresuar vlerat e medha qe ka Puka ne fushen e arsimit dhe kultures. Menjehere do te filloje ndryshimi. Pukes do ti rikthehen vlerat kulturore artistike sportive etj.

Puka konsiderohet si bashkia me nivelin me te larte te varferise ne vend. A keni ju ndonje strategji per te luftuar kete varferi

shte fakt se Puka eshte nje nga qytetet me nivel te ulet jetese me nje nivel te larte papunesie por edhe ne saje te politikave konkrete qe ka ndermarre dhe po merr edhe qeveria menjehere do te filloje ndryshimi. Per kete qysh tani ne Puke do te rifilloje puna ne fabriken e kepuceve ku do te punesohen mbi 100 gra dhe vajza. Rikthimi i investimeve do te ule edhe nivelin e papunesise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›