Durres kryebashkiaku Dako takime me banoret e lagjeve 8 e 10

Kryebashkiaku ka zhvilluar nje seri takimesh dere me dere me banoret e ketyre lagjeve nga te cilet ka marre vleresime per punen e kryer ne keto kater vite per Durresin ne pergjithesi por edhe per keto dy lagje ne vecanti.
Ne lagjen nr. 8 jane shtruar 1929 meter linear rruge jane sistemuar 11. 021 m2 rruge dhe sheshe eshte sistemuar rrjeti i kanalizimeve te Ujrave te Bardha ne 796 meter lineare dhe ai i Ujrave te Zeza ne 1266 meter lineare. Po keshtu rrjeti i ujesjellesit eshte rregulluar ne 600 meter lineare si dhe jane vendosur edhe 30 shtylla ndricimi ne rruge dhe sheshe te kesaj lagjeje.
Bashkia e Durresit ka investuar rreth 42 453 044 leke nga fondet e veta ne kete lagje ne menyre shume profesionale dhe te pergjegjshme tha ai. Kryebashkiaku Dako premtoi se vitin e ardhshem do te kryhet rikonstruksioni i plote i dy rrugeve te tjera ne kete zone.