E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi merr pjese ne samitin Euro-Aziatik

Me ftese te Drejtuesit te Fondacionit Marmara Dr. Akan Suver Presidenti i Republikes Bamir Topi do te zhvilloje ne datat 13-15 prill nje vizite zyrtare ne Turqi ku do te marre pjese ne punimet e Samitit te 14-te Euro-Aziatik qe do te zhvillohet ne Stamboll.

Ne diten e pare te vizites Kryetari i Shtetit do te ndjeke punimet e Samitit tema kryesore e te cilit perqendrohen ne Euro-Azia 20 vjet me vone - 1991-2011 dhe ku do te diskutohet edhe per nentema si Bashkepunimi rajonal dhe ceshtjet energjitike Energjia berthamore Projektimet e ardhshme Lufta kunder terrorizmit global ndersa ne diten e dyte do te mbaje nje fjalim ne seancen mbi Njeriun e mprehte dhe bashkekohor. Fitimet dhe humbjet e njezet viteve te fundit ku do te flase per Arritjet e Shqiperise pas formimit te shtetit te pavarur.

Ne axhenden e Kryetarit te Shtetit shqiptar parashikohet gjithashtu edhe nje vizite e vecante ne Bashkine e Bajram Pashase.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›