Beqir Meta: Duhet riparë 5 Maji, është një datë me konotacion komunist
Share
Drejtori i Institutit të Historisë, Beqir Meta, ka deklaruar se duhet rishikuar Dita e Dëshmorëve për shkak se përcaktimi i saj ka pasur qëllime të caktuara politike dhe ideologjikë në kohën e komunizmit. Duke folur për GSH, Meta thotë se pavarësisht se kjo datë u caktua për të përkujtuar vrasjen e Qemal Stafës, pavarësisht se ai ka vlerësim për figurën e tij, ajo duhet të rishihet. Unë nuk kam propozim konkret për një datë, por duhet diskutuar nëse duhet lënë kështu apo duhet gjetur një datë tjetër. Kësaj dite i duhen hequr dimensionet ideologjike dhe duhet ti japim thjeshtë dimensionin kombëtar, tha Meta.