Berisha: Falangat serbe, terror policesk ndaj shqiptarëve
Ndërsa i ka cilësuar akt terrori policesk arrestimet në Luginën e Preshevës, kryeministri Berisha u ka bërë thirrje të shqiptarëve në të tri komunat të marrin pjesë masive në zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre legjitim dhe të dënojnë me votën e tyre aktet primitive të dhunës zyrtare të ushtruar nga autoritet e Beogradit. Përmes një deklarate për mediat Qeveria shqiptare thekson:
Qeveria Shqiptare u bën thirrje shqiptarëve në të tri komunat të marrin pjesë masive në zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre legjitim dhe të dënojnë me votën e tyre aktet primitive të dhunës zyrtare të ushtruar nga autoritet e Beogradit.
Qeveria Shqiptare dënon me ashpërsi arrestimet, keqtrajtimet, bastisjet e shqiptarëve nga fallangat serbe në Luginën e Preshevës, ditën e heshtjes elektorale, si një akt terrori policesk, me qëllime të ulëta politike.
Qeveria mbështet plotësisht deklaratën e këshillave komunale të tre komunave të Luginës së Preshevës për këto akte të shëmtuara të autoriteteve të Beogradit që, me dhunë dhe terror, duan të pengojnë shqiptarët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.