Valon Behrami i bashkohet Bogdanit tek çezena
TIRANë - Futbollisti shqiptar me pashaportë zviceriane, Valon Behrami është transferuar në orët e fundit të merkatos verore tek skuadra e çezenës në Serinë A italiane.
Transferimi i tij nga Uest Hemi te çezena, konsiderohet nga mediat sportive italiane si një goditje e madhe e klubit italian. Tek çezena ai do të gjejë Erjon Bogdanin, me të cilin ka luajtur së bashku te Verona e Serisë B, përpara se ai të transferohej te Lacio.
Aktualisht janë katër shqitparë në Serinë A: Erjon Bogdani dhe Valon Behrami te çezena, Panajot (Gjergji) Kone te Breshia dhe Pajtim Kasami te Palermo.
Në Serinë B luajnë Migjen Basha te Atalanta, Edgar çani te Piaçenca, Mehmet Mehmetaj te Albinolefe, Samir Ujkani te Novara (i huazuar nga Palermo) dhe Rijat Shala te Novara.
(d.b/BalkanWeb)