Portugezët nuk nënvlerësojnë. Ronaldo do patjetër fitoren
Nga Altin Latifi
Në kampin portugez duken të bindur për fitoren ndaj Shqipërisë të mërkurën në mbrëmje, ndonëse futbollistët shprehen se nuk e nënvlerësojnë aspak skuadrën kuqezi. Kristiano Ronaldo pritet të rikthehet në rolin e tij natyral, si mesfushor i djathtë ndaj Shqipërisë, ndërsa në sulm do të luajë Dani.
PORTUGALI- Pas humbjes me Danimarkën dhe barazimit me Suedinë, Portugalia do të kërkojë me çdo kusht fitoren në ndeshjen e të mërkurës ndaj Shqipërisë. Futbollistët e drejtuar nga Karlos Keiroz nuk e nënvlerësojnë aspak ekipin shqiptar në prag të kësaj sfide. Kristiano Ronaldo deklaron pas kthimit nga Stokholmi se Portugalia duhet të kthehet në krye të grupit dhe për këtë duhet të fitojë patjetër me Shqipërinë. “Jam i sigurtë se do të tregojmë rritje si skuadër”, deklaroi mesfushori i Mançester Junajtid. Në ndeshjen e fundit, ndaj Suedisë, Ronaldo luajti si qendër sulmues ndaj Suedisë, por ndaj Shqipërisë ditën e mërkurë pritet të rikthehet në rolin e tij natyral si mesfushor i djathtë. Në sulm pritet të luajë nga minuta e parë sulmuesi i Zenitit Dani, sipas të cilit, Shqipëria është një skuadër që luan me shumë kujdes në mbrojtje. “Ata kanë një mbrojtje të bukur dhe shumë impresive. Janë të mirë në mbajtjen nën presion, duke krijuar një mur mbrapa. Nuk do të jetë e lehtë për t’i thyer, por gjithsesi kemi avantazhin që luajmë në shtëpi”, deklaroi Dani. Pavarësisht diferencave në emra, Portugalia ka të njëjtën kuotë pikësh sa Shqipëria në tre ndeshjet e para, 4 të tilla. Mungesa e Dekos ka ndikuar jo pak në lojën e iberikëve, të cilët kanë arritur të fitojnë vetëm me Maltën në këto eleminatore. (a.r/balkanweb)