E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqiri në Musikverein Wien

Nesër mbrëma, orkestra Kamertale Ballkanike, nën dirigjimin e japonezit, Toshio Yanagisawa, do të interpretojë në sallën prestigjioze Brahms (pjesë kjo e objektit kulturor Musikverein Wien) të՞Vjenës premierën e veprës së kompozitorit kosovar,Valton Beqiri, “Shpirti i traditës”. Nga Albana S. Muja më 16 maj 2011 në ora 16:18

“Shpirti i traditës” është vepër për orkestër harqesh dhe perkusione e ndërtuar në 4 kohë: Gjeneza, Ndikimi, Mbijetesa dhe Loja, dhe si e tillë ilustron rrugëtimin dhe zhvillimin e muzikës në trojet shqiptare.

Është vepër e re e Valton Beqirit e cila edhe kësaj rradhe ka të përbrenda saj ngërthen ndërthurrje të elementeve të traditës sonë muzikore.

Pjesës së fundit të kësaj vepre “Loja”, e intepretuar në Kosovë dhe Japoni, i janë shtuar edhe tri të tjera me kërkesën e dirigjentit Toshio Yanagisawa. Në tërësi premiera e kësaj vjen e interpretuar nga “Chamber Orchestra of Ballkan”.

Orkestra kamertale ballkanike e themeluar 3 vjet përpara përbëhet nga 21 instrumentistë nga Shqipëria, Bullgaria, Serbia, Bosnja, Kroacia, Hungaria, Austria dhe 5 instrumentistë nga Kosova ( Festim Fanaj, Valbon Haxhibeqiri, Blerim Grubi, Arianit Shehu dhe Patris Berisha).

Ndryshe, programin e koncertit mund ta gjeni në internet, në adresën:
http://www.musikverein.at/konzerte/konzertprogramm.asp?idx=23688

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›