E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi gjendjen e komunitetit rom ne Mal te Zi

Komuniteti rom egjiptian dhe ashkali prej dekadash ka qene i margjinalizuar. Mirepo viteve te fundit qeveria e Malit te Zi eshte angazhuar dhe ka hartuar politika adekuate per permiresimin e pozites se tyre dhe inkuadrimit ne shoqeri. Kete dhe nepemjet projektit te quajtur Dekada e Romeve .

Ministri ne Ministrine per mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te njeriut dhe te pakicave ne qeverine e Malit te Zi Ferhat Dinosha thote Qeveria eshte e vetedijshme se keto mjete nuk jane te mjaftueshme se nuk behet sa duhet ne kete drejtim mirepo nje energji pozitive ekziston dhe une ne krye te kesaj Ministrie absolutisht premtoj se do te jem i gatshem te gjurmoj cdo rruge per te permiresuar sadopak poziten e romeve egjptianeve dhe ashkalijve ne shoqerine malazeze. Zoti Dinosha thekson se mbetet detyre permanente e qeverise permiresimi i mireqenies sociale edukimi shendetesia strehimi kthimi dhe jodiskriminimi i kesaj popullate.
Bildunterschrift Podgorica

Nga ana tjeter Z. Muhamet Ukoviq aktivist ne sektorin joqeveritar dhe anetar i Keshillit te pakices rome ne Mal te Zi thote se shohim nje levizje per te mire dhe nje progres ne aspektin e integrimit dhe permiresimit te gjendjes te kesaj kategorie te shoqerise por problemet eshte veshtire te crrenjosen menjehere.Situata aktuale e romeve dhe egjiptianeve ne Mal te Zi eshte tejet e veshtire. Ata ballafaqohen me probleme te shumta. Me shume se 90 e egjiptianeve dhe romeve ne Mal te Zi jane te papune. Perqindja e varferise eshte 52 here me e madhe nga mesatarja ne Mal te Zi. Permes diskriminimit etnik ende verehet mosgadishmeria e bashkesive me te medha qe keto komunitete ti pranojne si subjekte te barabarta. Qeveria e malit te Zi po ben perpjekje qe nepermes masave afatshkurta ta zbuse kete situate por eshte veshtire te crrenjosen brenta nates problemet e grumbulluara me dekada dhe shekuj.

Pozita e vajzave dhe grave rome dhe egjiptiane eshte tejet e veshtire mirepo fale donatoreve qeverise sektorit joqeveritar dhe organizatave te ndryshme nderkombetare verehet nje angazhim i te rejave rome ne kurse te ndryshme e ne shkollim per te permiresuar poziten e tyre.

Biljana Alkoviq eshte njera nga vajzat studente ne vitin e katert te fakultetit te shkencave politike ne Podgorice dhe aktiviste per mbrojtjen e te drejtave te ketij komuniteti ne Mal te Zi. Duke theksuar se rruga e saj ka qene e veshtire me kenaqesi vecon qe shkollimin po e vazhdojne dhe te rinj e te reja te tjere te ketij komuniteti permes Fondacionit per stipendimin e Romeve.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kufiri Kosove- Mal i Zi

Momentalisht kemi 57 stipendiante per shkolla te mesme dhe 8 ne fakultete. Cdo vit rritet numri i komunitetit rom dhe egjipijan ne shkolla te mesme e kjo eshte nje gje pozitive. Gjate pese viteve qe ekziston ky fondacion bursat i kane shfrytezuar 150 studente. Shumica nga ta e kane kryer me sukses shkollimin e ky projekt eshte treguar mjaft funksional dhe baze per formimin e kuadrove te shkolluara thote Z. Alkoviq .

Pervec kesaj ne Mal te Zi pas konfliktit ne Kosove ka mberritur nje numer i madh i romeve egjiptianeve dhe ashkalinjve te cilet kryesisht jane te vendosur ne lagje periferike te Podgorices. Pala malazeze insiston ne kthimin e tyre e per kete ceshtje jane zhvilluar disa takime zyrtare me palen kosovare.

AutorVera Katana

RedaktoiAida Cama

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›