E Shtunë, 31 Tetor 2026

7 finalistet ekspozite per cmimin e artit bashkekohor

Shtatë artistë shqiptarë janë përzgjedhur si më të mirët e këtij viti në konkursin e artit bashkëkohor “Ardhje”. Për të pestin vit radhazi ky konkurs ka bashkuar artistët të cilët kanë shprehur nëpërmjet mediumeve të ndryshme shqetësimet dhe përjetimet aktuale sa personale, shoqërore aq edhe politike.

“Në njëfarë mënyre teston edhe kërkon të promovojë njohjen e artistit, t’u japë mundësi dhe së dyti të dokumentojë. Në mbarim të këtij procesi të gjitha janë arkivuar, është një lloj dokumentimi se çfare prurjesh ka pasur”-thotë Zef Paçi, kurator.

 “Ata tentojnë të analizojnë situatën aktuale të artit bashkëkohor, por edhe ato shoqërore e politike. Disa bazohen në kërkimet dhe preokupimet personale duke na dhënë një pasqyrë të asaj çfarë ndodh për momentin në situatën e artit bashkohor në Shqipëri”-thotë kuratorja Tina Finnas.

Çmimi dhe ekspozita e “Ardhje” organizohet nga Instituti i Artit Bashkëkohor në Tiranë dhe Akademia e Arteve. Krahas promovimit, artisti fitues do të ketë mundësinë të ndjekë një kurs për një periudhë 6 javore në një universitet e New York-ut.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›