Beqiri sot nënshkruan me Ael Limasol
Mbrojtësi i njohur i Partizanit dhe i kombëtares shqiptare, 27-vjecari Ardit Beqiri, pritet të nënshkruajë sot me ekipin qipriot Ael Limasol. Sipas sajtit zyrtar të klubit qipriot, Beqiri do të mbërrijë në orën 19:30, dhe pas kontrollit mjekësor do të nëshkruajë kontratën që do ta lidhë me klubin qipriot. Klubi i Partizanit pritet të përfitojë rreth 25 mijë euro nga ky transferim. Gjatë presidencës tetë vjecare të Albert Xhani, ky është transferimi i dytë zyrtar pas atij të mesfushorit të avancuar Gjergji Muzaka, që luajti për një periudhë gjshtë mujore te Iraklisi i Selanikut. Nga Partizani pritet të largohet drejt Greqisë edhe mesfushori ofensiv Elis Bakaj. Lojtari i përfaqësuese U-21 do të aktivizohet në rradhët e PAE Janinës, që miliotn në kategorinë e dytë greke, Vita Ethniki.