Korçë, arrestohet i kërkuari për vrasje

Policia e qarkut të Korçës ka bërë të mundur arrestimin e një 25-vjeçari pasi kërkohej nga policia për vrasje. Burimet e policisë theksojnë se është bërë e mundur kapja e shtetasit Olger Mustafa 25 vjeç nga Korça pasi ishte dënuar më parë për vepren penale të vrasjes. Mustafa ka qenë i shpallur person në kërkim pasi në vendin e quajtur "Bonboneria" në lagjen nr 9 në Korçë,pas një konflikti për motive të dobta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin M.Hysolli. Ndërkohë në ngarkim të shteteasit Olger Mustafa Gjykata e Rrethit Gjygjësor Korçe ka vendosur masën e sigurimit 'arrest me burg'për veprat penale 'Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentative' dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit'. Ndërkaq materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Korçë për hetime të mëtejshme.