E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në Kosovë, PDK fiton në 10 komuna

Sipas rrjetit të organizatave “Demokracia ne Veprim”, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 10 komuna nga 21 të tilla ku është votuar gjatë së dielës. Zgjedhjet u zhvilluan të qeta dhe pa probleme.

Mes tyre permendet Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina dhe Mitrovica. Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar në Podujevë dhe në Novobërdë. Sipas të njëjtave rezultate,  LDK-ja ka fituar në 6 komuna mes të cilave edhe Prizrenin ku të dyja partite si PDK ashtu dhe LDK pretendojnë fitore. Ndërsa AAK-së ka marrë Pejën, Suharekën dhe Junikun.

Në Han të Elezit ka dalë fitues një kandidat i pavarur, Shterpcën e fitoi kandidati serb. Kryeministri Hashim Thaçi shpalli fitoren e partisë së tij në 11 komuna. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerësoi si proces të rregullt zgjedhor votimin për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Nesrin Lushta ka bërë të ditur se në balotazhin e 13 dhjetorit votuan 37. 88 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. “Numri i përgjithshëm i votuesve që kanë dalë sot në votim është 376 mijë e 337 persona ose 37. 88 për qind”, tha Lushta.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›