BE, aprovon vetëm një të katërtën e kërkesave për azil
Vitin e kaluar pothuajse vetëm një e katërta e 250,000 të huajve që kanë dorëzuar kërkesë për azil në vendet e Bashkimit Europian, kanë bërë të mundur të sigurojnë “kartën magjike” të lejes së qëndrimit ( strehim politik). Sipas disa eksperteve ky numër I madh refuzimesh ka ardhur si rezultat I mungesave të theksuara të rregullave të përbashkëta për azil në EVropën e Bashkuar
Shtetet Anëtare të BE-së kanë të njëjtat rregulla për trajtimin e kërkuesve për azil, por çdo aplikim është i ndryshëm. Si rezultat azilkërkuesve i është dashur për të lëvizur nga një vend i BE-së në një tjetër, me shpresë për të maksimizuar shancet e tyre të pranimit.
Lidhur me këtë fenomen zëdhënësi i Komisionit Europian z. Michele Tserkone u shpreh se : “Kjo është një nga problemet më të mëdha që ne kemi në shkallë të BE gjatë dhjetë viteve të fundit. Në qoftë se nuk ka një ide të qartë të asaj, që vendet anëtare janë përgjegjëse për sa kërkojnë azil, të aplikojë për kërkesë në sejcilin shtet të BE-së, kjo mund të krijojë një situatë të pamundur për të trajtuar këtë problem”
Për këtë problem shtetet e këtij komuniteti më 2003 nënshkruan rregullat që duhen ndjekur për dhënien e azilit, i njohur me kodin “Eurodac”. Më 2009 “Eurodac” miratoi unanimisht marrjen e shënjave të gishtave, duke rregjistruar 236.936 azilkërkues. Nga të gjithë azilkërkuesit vetëm 23 për qind , ose 55.000 njerëz fituan azil për më shumë se një vend të BE-së.