Beqja: INSTAT po fsheh të vërtetën e inflacionit
Deputeti Ilir Beqja tha se INSTAT, fsheh inflacionin, me anë të përllogaritjeve.
“Për vetë rëndësinë që ka inflacioni për kuadrin makroekonomik të vendit si dhe për buxhetet familjare, njësitë kërkimore në Partinë Socialiste e ndjekin me vëmendje inflacionin duke nënvizuar me shqetësim manipulimin me të nga ana e INSTAT”, theksoi ai për mediat.
Beqja tha se ky institut është tërësisht i çoroditur nën presionin e vijueshëm për t’ i bërë qeverisë shërbime që bien ndesh me çdo sens e vlerë profesionale.“Ashtu, si kryeministri vendit Sali Berisha dhe për llogari të pushtetit te tij edhe INSTAT po gënjen shqiptarët në të njëjtën mënyrë vulgare. INSTAT po fsheh të vërtetën e buxheteve familjare si e vërteta e fshehur në tunelit e Kalimashit”, tha më tej Beqja.
Sipas tij, “inflacioni është një element thelbësor në hartimin e poltikave fiskale dhe monetare të çdo vendi. Partia Socialiste është e vendosur të tregojë të vërtetën e inflacionit në Shqipëri, atë të vërtetë që familjet shqiptare e jetojnë përditë pavarësisht fshehjes së përsëritur që i bën INSTAT-i, praktikisht Televizioni Shtetëror i Shifrave të qeverisë”.