E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdoan: Mund të dëbojmë 100 mijë armenë nga Turqia

Këtë deklaratë Erdoan e bëri për BBC-në, në një kohë kur janë përshkallëzuar tensionet lidhur me projektrezoluten armene.

Ai tha se nuk mund të tolerohet më prania e rreth 100 mijë armenëve pa leje që punojnë në Turqi.

Erdoan shtoi se vendimet e fundit të parlamentit të Suedisë dhe komitetit të Dhomës Përfaqësuese në Kongresin amerikan për t’i quajtur vrasjet gjatë luftës së vitit 1915 si “gjenocid”, dëmtojnë rëndë procesin e trazuar të pajtimit me Jerevanin(Armeninë).

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›