E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja: Miratimi i pr/buxhetit, antikushtetues

Deputeti Ilir Beqja, u shpreh qeveria nuk mund të përdorë aktet normative në një kohë kur Kuvendi i Shqipërisë është i mbledhur në sesion të rregullt. “Është po ashtu absurde që 35 ditë pasi ka përfunduar viti 2009, deputetëve të Kuvendit u kërkohet të miratojnë të ardhurat, shpenzimet dhe deficitin e vitit 2009”, u shpreh ai. Përpjekja e Sali Berishës për të miratuar këtë akt, vijoi Beqja, është një tregues i qartë i paaftësisë së qeverisë së tij për të njohur realitetin sepse në vendimin e qeverisë të datës 7 janar 2010 vlerësimi i pritshëm për të ardhurat e vitit 2009 është 301 miliardë lekë. Deputeti opozitar u shpreh se sot deputetëve po u kërkohet të votojnë për një buxhet ku të ardhurat janë 319 miliardë lekë, pra 18 miliardë lekë më shumë sesa në vlerësimin e një muaji më parë. Deputeti i PS-së, ka kërkuar nga kolegët e tij të maxhorancës, të mos e miratojnë një projekligj të tillë antikushtetues.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›