Bie helikopteri luftarak amerikan, 3 të vdekur
Ngjarja ndodhi në një rajon pyjor në afërsi të një autostrade në jugperëndim të Gjermanisë, deklaroi një zëdhënës i ushtrisë amerikane. "Aktualisht e kemi konsideruar një aksident, por ndërkohë presim zhvillimet e hetimeve që vazhdojnë", deklaroi zëdhënësi i trupave amerikane në Evropë, nga Heidelbergu.Rreth 42 mijë trupa personel ushtarak amerikan ndodhen në Evropë dhe Zyrat Qendrore të Trupave amerikane në Evropë ndodhen në Heidelberg.