Dade: Kutitë themeli i hetimit të zgjedhjeve
“Partia Socialiste është e vendosur që kjo krizë të zgjidhet vetëm përmes negociatash në prani të Presidentit të Republikës që do të rezultojnë në ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar me objekt hetimor të pakufizuar të procesit elektroral të 28 qershorit”, tha deputetja Arta Dade. Zonja Dade, shtoi se kur hetohet një krim, me provat nuk mund të ketë kompromis. “Për opozitën kutitë janë themeli i hetimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Sali Berisha nuk do të mund ta pengojë kurrë me forcë këtë hetim, prandaj ne e ftojmë atë të reflektojë me seriozitet dhe të bëhet pjesë e transparencës që kërkon opozita, shqiptarët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë e të heqë dorë nga mjetet e vjetëruara për të keqinterpretuar rezolutën e Këshillit të Europës dhe të vonojë me argumenta falsë zgjidhjen e krizës”, vijoi më tej ajo.