E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja: Partia Socialiste, do të mbrojë votën e lirë

Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Beqja, i ftuar në studion e “Ora News”, në intervistën me drejtorin e Informacionit Roland Qaafoku, në edicionin qëndror të lajmeve të orës 20.00, iu bashkua dhe njëherë zërit opozitar, duke qenë të vendosur si kurrë më parë, për të mbrojtur votën e lirë.
 

Ndërsa në ambientet e KQZ-së po numërohen të gjitha fletët e hedhura gabimisht në kutitë e gabuara, kjo për deputetin socialist përbën një shkelje të ligjit, duke akuzuar në të njëjtën kohë dhe katër anëtarët e këtij institucioni.
 

Në fokus u soll dhe KZAZ 49 në njësinë numër 5, në të cilën dhe PS-ja ka marrë vendimin duke e paditur në Kolegjin Zgjedhor, për mos miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve për këtë KZAZ.

“Arben Ristani është vënë në shërbim të vjedhjes së votës, të cilën e ka vënë Saliu” tha më tej Beqja me nota ironie, duke akuzuar KQZ-ne si të njëanshëm.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›