Bjellorusi, lirohen ish-kandidatët presidencialë
Dy kandidatëve të opozitës në Bjellorusi, të cilët garuan për postin e presidentit në zgjedhjet e fundit presidenciale, u janë ndërprerë dënimet dy-vjetore.
Uladzimer Njaklieu dhe Vital Rymasheuski ishin dënuar për shkak të rolit të tyre në protestat pas zgjedhjeve, të cilat, sipas opozitës, kanë qenë të manipuluara.
Pas lirimit të tij, Njaklieu u tha gazetarëve se qëllimi kryesor i opozitës duhet të jetë lirimi i të gjithë të burgosurve politikë.