E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers: "PD e PS, zgjidhni sëbashku krizën"!

Ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers dhe trojka europiane i bëjnë thirrje klasës politike shqiptare të zgjidhin krizën e krijuar. Deklarata erdhi pas një takimi në mesditë me kryeparlamentaren Jozefina Topalli në kryesinë e Kuvendit në të cilën ishin të pranishëm edhe ambasadoret e KE-se, OSBE-se, Suedisë dhe Spanjës, të akredituar në vendin tonë. Withers kërkoi t'i jepet fund krizës politike, të gjendet dialogu dhe se bojkoti i opozitës nuk është i mirë."Pozicioni jonë i qartë është se më e mira do ishte nëse mos liderve politike të kishte dialog që të arriheshin disa kompromise. Mendoj se të gjithë e ndjejmë se mos prezenca e opozitës në Parlament nuk është e mirë për vendin dhe ne duam të shohim të zgjidhur këtë cështje. I takon liderve politikë të zgjidhin vetë këtë cështje që gjërat të marrin drejtimin e duhur", u shpreh ambasadori. Diplomati amerikan gjatë kësaj jave ka zhvilluar gjithashtu edhe një takim tjetër me kreun e shtetit Bamir Topi në presidencë. Ndërkohë që takimi me kryeparlametaren Jozefina Topalli vjen në një kohë kur opozita ka bojkotuar parlamentin . Nga ana tjetër deputetët socialistë të Lëvizjes për Mendimin Ndryshe, i bëjnë thirrje kolegëve të tyre të rishohin vendimin për bojkotin e Kuvendit, për të qenë prezent në seancën kuvendore të datës 16 nëntor 2009 me rastin e marrjes se vendimit të KE-së lidhur me aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›