Tiranë, 14 vjeçari vdes në korent

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në vendin e quajtur Fresku në periferi të Tiranës. Një fëmijë i moshës 14 vjeç ka vdekur pas kontaktit me telat e tensionit të lartë. Një operacion i policisë nuk ka mundur ta shpëtojë vogëlushin nga kthetrat e vdekjes pavarësist gatishmërisë së treguar nga uniformat blu.