E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Belgjika i kërkuari për vrasje

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Brukselin kanë bërë të mundur ekstadimin e shtetasit Ismet Boriçi 33 vjeç nga Fieri i kërkuar për vrasje.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë "arrest në burg", për kryerjen e veprës penale të "vrasjes me paramendim në bashkëpunim".
Shtetasi Ismet Boriçi më 27.01.2004, në bashkëpunim me shtetasit Platon Pepa dhe vëllezërit Fredi dhe Sokol Aliaj, kanë rrëmbyer, keqtrajtuar dhe vrarë në Durrës shtetasin Robert Mitro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›