E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja S039kam perfituar nga mandati i deputetit

Deputeti i Partise Socialiste Ilir Beqja reagoi menjehere pas kerkeses se mazhorances per heqjen e mandatit te tij pasi eshte i perfshire ne konflikt interesi. Ne nje konference per shtyp deputeti Beqja sqaroi te gjitha akuzat e PD-se duke theksuar qe nuk ka perfituar nga mandati i deputetit dhe se sipermarrja qe ai disponon kryen aktivitetin e saj sipas te gjitha ligjeve. Gjate 10 viteve te fundit kam angazhuar te gjithe kapacitetin tim intelektual dhe formimin tim universitar ne fushen e informatikes kompjuterave dhe internetit ne nje sipermarrje me ortakeri qe funksionon sipas te gjitha ligjeve ne Shqiperi dhe qe ne menyre te vijueshme ka respektuar ligjet e ketij vendi - theksoi Beqja duke sqaruar se projekti i marre nga Bashkia e Durresit eshte ne respekt te plote te legjislacionit per prokurimet. Sipas tij qe nga momenti kur ai ka filluar te ushtroje mandatin e deputetit kompania ne fjale nuk ka perfituar asnje qindarke nga fondet publike dhe madje ne respekt te ligjit kjo sipermarrje nuk ka marre pjese ne asnje procedure prokurimi me fonde publike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›