PD thirrje prokurorise Heto aferat e Rames

Partia Demokratike i kerkoi dje prokurorise te filloje hetimet per aferat ne te cilat sipas saj eshte perfshire kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama. Shqiptaret jane njohur prej dy muajsh me kontraten ne te cilen dy investitore detyrohen ti japin Dritan Avllajt i njohur si Tan Lepri dhe sekseri i Edi Rames 20 te aksioneve ne kembim te planit te ndertimit tek diga e liqenit - tha deputeti i PD-se Luciano Boci. Sipas tij prej dy muajsh shqiptaret jane njohur gjithashtu se pas perfitimit te 20 te aksioneve nga sekseri Tan Lepri Edi Rama ka firmosur planin luksoz te ndertimit. Me nje akt kurajoz dhe qytetar investitoret kane denoncuar ne prokurori kete afere te Edi Rames dhe Leprit te tij qe kap shifren e 100 milione eurove. Kjo shume marramendese sipas kontrates prej 20 do te perfitohej nga plani i Bashkise se Tiranes per lartesimin e ndertimeve ne kulla 35-kateshe - tha deputeti Boci. Ai pohoi se prej dy muajsh kryetari 100-milionesh i Bashkise se Tiranes Edi Rama hesht per aferen e lagjes se Leprit
Si deputet i kerkoj zyrtarisht z. Rama te nxjerre leprin nga Bashkia e Tiranes
Si deputet i kerkoj edhe prokurorise te mos bjere pre e presionit te Leprit
Si deputet i kerkoj prokurorise te procedoje sipas ligjit dhe detyres per zbardhjen e kesaj mega-afere Si deputet i kerkoj prokurorise te hetoje mega-aferen 100-milioneshe te Leprit te bashkise - thuhet ne deklaraten e deputetit demokrat.