E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama nga Korçë: Të largojmë Berishën

Nga Korça kryetari i PS-së Edi Rama e ka vene theksin tek zhvillimi i zgjedhjeve te lira e te ndershme, për t?i dhënë fund, sipas tij, qeverise qe sundon popullin. Lideri socialist akuzoi kryeministrin dhe kabinetin qeveritar si te zhytur ne korrupsion qe për te mbajtur pushtetin vret edhe njerëz te cilët protestojnë për një jete me te mire, u shpreh Rama. ?Saliu duhet dhe do te largohet. Kjo qeveri e kthyer ne regjim qe vret e vjedh pa u ndalur duhet dhe do te largohet. Shqipëria duhet dhe do te zgjedhe me zgjedhje te reja te lira dhe te ndershme qeverinë qe do, dhe nuk do te sundohet me kurrë nga ata qe nuk e lënë te zgjedhe sepse thjesht nuk e duan. Është një beteje për te ndare një kapitull te zymte pamundësie për te zgjedhur, me një kapitull te ri qe ne duam, duhet dhe do ta hapim se bashku duke i dhënë mundësinë popullit te qeveriset nga ata qe zgjedh dhe jo te sundohet? ? tha Rama. Lideri socialist nënvizoi se e vetmja shprese për shqiptaret për te dale siç e quajti ai nga udhëkryqi dramatik, është partia Socialiste. Rama ftoi elektoratin e juglindjes se vendit t?i bashkohet partisë Socialiste, për te hapur një kapitull te ri, ku qeveria te vihet ne shërbim te popullit.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›