E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti paraprak i OSBE-së

Kur partitë politike kane konfirmuar pjesëmarrjen ne garën elektorale te 8 majit dhe janë ne startin e fushatës për zgjedhjet vendore, OSBE-ja konstaton përmes një raporti, se votimeve po i paraprin një situate politike tepër e polarizuar, ku komisioni qendror i zgjedhjeve është i ndare ne linja partiake, ndërsa një pjese e rekomandimeve te dhëna pas zgjedhjeve te 2009, nuk janë zbatuar. ?Mjedisi politik vazhdon të jetë thellësisht i polarizuar, me një retorikë të ashpër dhe sulme personale nga udhëheqësit e partive politike kryesore. Gjithashtu, më 21 janar protestat anti-qeveritare të opozitës rezultuan të dhunshme, shumë të plagosur dhe tre të vrarë. Një pjesë e mirë e retorikës vazhdon të përqendrohet në rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009 dhe në çështjen e korrupsionit.? Raporti i OSBE-ODIHR-it e cilëson gjithashtu një handikap mundësinë qe iu është dhënë partive për te ndërruar komisioneret ne çdo kohe, madje edhe ne ditën e zgjedhjeve, ndërsa thekson se forcat politike po i drejtohen lokaleve te majit me një problematike te mbartur nga zgjedhjet e fundit te kontestuara nga opozita. ?Megjithëse disa prej Rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it janë zbatuar që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, një numër çështjesh kanë mbetur ende të patrajtuara. Më e rëndësishmja, rekomandimet kryesore si për zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 ashtu edhe për zgjedhjet vendore të vitit 2007, që ?Partitë politike duhet të tregojnë vullnet politik për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike? dhe që ?ato duhet t?i realizojnë detyrat e tyre zgjedhore në mënyrë të përgjegjshme, për interesin e përgjithshëm të Shqipërisë? mbeten për t?u trajtuar plotësisht.? Ne raport, rekomandohet qe zgjedhjet lokale te vëzhgohen nga 30 vëzhgues afatgjate dhe një ekip prej 400 monitoruesish për ditën e votimeve.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›