E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja: Shqiptarët po vidhen nga duart e pastra.

Tiranë, 8 qershor, NOA Partia Socialiste deklaron se korrupsionin vazhdon të mbetet problemi kryesor për ekonominë në vend. Duke ju referuar raportit të Bankës Botërore, deputeti i PS-së, Ilir Beqja u shpreh se taksa e korrupsionit është rritur me 230% . Sipas tij qytetarët po vidhën nga politika e duarve të pastra.

Nëse në vitin 2005 ryshfetet rrisnin kostot e produkteve e të shërbimeve me 2.5 %, në vitin 2008 ryshfetet rrisin kostot e produkteve dhe shërbimeve me 5.8 %. Shifra e parave që shkon në xhepat e oborrtarëve të babëzitur është rritur me 230 % nën qeverisjen e Sali Berishës. Kjo do të thotë se shqiptarët po vidhen me fatura marramendëse nga duart e pastra, tha Beqja.

Ai theksoi se raporti i Bankës Botërore ka konfirmuar shqetësimet e PS-së në lidhje me situatën ekonomike.

Së fundmi edhe Banka Botërore deklaron se Taksa e kohës është në Shqipëri më e lartë se kudo tjetër në rajon e në Europë. Menaxherët e firmave shqiptare harxhojnë më shumë se kudo tjetër kohë për tu marrë me njohjen e rregullave që ndryshojnë kohë pas kohe dhe me marrëdhënie personale me organet ligjzbatuese, tha deputeti i PS-së.

Beqja akuzoi qeverinë për rritjen e çmimeve si pasojë e krijimi të monopoleve. Ndërsa shtoi se procedurat e prokurimit dhe konçesionet janë fund e krye klienteliste dhe se e vërteta e tyre fshihet ashtu si e vërteta e vullnetit të zgjedhësve shqiptarë në 28 qershor 2009.

Nisur nga kjo, Partia Socialiste deklaron se të bësh biznes në Shqipëri është tashmë e papërballueshme dhe se qeveria nuk qëndron në krah të biznesit, por e rrjep atë çdo ditë e më shumë.

m.xh/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›