1 vjetori i QKL, Berisha: Luftë korrupsionit

Vullnet i hekurt në luftën ndaj korrupsionit . Kjo ka qenë deklarata e kryeministrit Sali Berisha në 1-vjetori i hapjes se Qendrës Kombëtare të Licensimit. Sipas kryeministrit kjo është një sukses dhe një arritje për biznesin në Shqipëri dhe njëkohësisht dhe një hap para në luftën kundër korrupsionit. Hapja e qendrës ka ndikuar gjithashtu edhe në dhënien e rreth 3 mijë licensave bizneseve të ndryshme.
Ndërkohë që ambasadori gjerman Bern Bochard u shpreh se hapja e kësaj qendre ka ndikuar edhe në luftën ndaj ekonomisë informale. Megjithatë ambasadori Bochard e përcaktoi korrupsionin si një problem për vendin si dhe një prej kushteve që duhet të plotësohen për të qenë pjesë e BE-së.
"Hapja e kësaj qendre është e rëndësishme për faktin se ka ndikuar në shmangien e ekonomisë informale në Shqipëri si dhe ka ndikuar në licensimin e bizneseve. Hapja e qendrës ishte pozitive edhe në sytë e ndërkombëtarëve pasi qeveria arriti kështu që të shmangë burokracitë . Megjithatë korrupsioni është ende një problem për vendin tuaj. Duhet një luftë më e fortë në mënyrë që të plotësohen të gjitha kushtet që Shqipëria të jetë vend me të drejta i BE-së", tha ai.
Në 1 vjetorin e hapjes së qendrës së licensimit u përurua edhe hapja e degës për marrjen e licencave në fushën energjitike .Hapja e këtij sporteli pritet që të ndikojë në lehtësimin e procedurave për investime në fushën energjitike.