E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN, kërkon masa të ashpra për krizën e borxhit



Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon ndërhyrje të ashpra në lidhje me krizën e borxhit. Për organizmin global, grupi prej 16 anëtarësh i eurozonës duhet të përshpejtojë shkurtimet buxhetore, në të kundërt rrezikon të përballet me rrezikun e një erozioni të besimit në tregjet financiare. Në një raport mjaft të rreptë e të drejtpërdrejtë, FMN deklaroi se ristrukturimi ekonomik nuk është alternativë për krizën aktuale të menaxhimit. Komentet e FMN-së vijnë në kohën kur Gjermania aprovoi masat shtrënguese ekonomike dhe ministrat europiane të financave u mblodhën në Luksemburg për të diskutuar mbi krizën e borxhit. Qeveria gjermane miratoi një paketë kursimesh rekord. kur deri në vitin 2014 shteti gjerman duhet të kursejë deri në 80 miliardë Euro. Shkurtimet janë parashikuar kryesisht në sektorin social, në atë të ndërmarrjeve dhe në administratën e vendit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›