E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja: Shteti eshte i kapur

Nensekretari i programit ne PS, Ilir Beqja ka akuzuar qeverine shqiptare per nivelin e ulet te konkurueshmerise se Shqiperise ne krahasim me vendet e rajonit por dhe te botes. "Forumi Ekonomik Boteror publikoi raportin e konkurueshmerise globale per ekonomine boterore. Sipas ketij raporti Shqiperia renditet ne vendin 108 nga 134 vende qe analizohen. Ne emer te Partise Socialiste shprehim shqetesimin per mungesen e konkurueshmerise se ekonomise shqiptare", deklaroi Beqja. Sipas tij, raporti tregon qe ekonomia jone eshte me pak konkurruese se ekonomite fqinje apo te rajonit perfshire Maqedonine, Malin e Zi, Serbine, Bosnjen dhe Moldavine. "Te vetmet vende qe Shqiperia ka mundur te lere pas jane Kamboxhia, Bangladeshi, Zambia, Mali etj. Por kjo situate nuk eshte e papritur. Nuk ka si te jete konkurruese ekonomia e nje vendi ku shteti eshte i kapur. Nuk mund te jete konkurruese nje ekonomi e cila kontrollohet nga monopolet me koperture politike", deklaroi nensekretari socialist, Beqja. Sipas tij, nuk mund te jete konkurruese nje ekonomi ne te cilen gjejne strehe personazhe te dyshimta te ish-Jugosllavise, seksere serbe te rritur ne paradhomat e Stanislavicit dhe UDB-se se tij. "Nuk mund te jete konkurruese nje ekonomi ne te cilen mbrohen nga policia e shtetit personazhe, te cilet ne televizione te vendeve te tjera jane pjese e kronikave te zeza dhe shoqerohen per ne stacione policie nga forcat speciale", deklaroi ai, duke sulmuar qeverine ne lidhje me ngjarjet me te fundit me Fazllic..


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›