"Sherbim me kosto te ulet"
Kryeministri Berisha eshte shprehur se qeveria duhet te beje cdo gje per te ofruar sherbimin me te mire me koston me te ulet. "Dua te pergezoj Institutin e Trajnimit te Administrates Publike per organizimin e ketij kursi dhe meqenese disa nga ministrite deshmojne nje mosperfillje ndaj veprimtarise se ketij instituti edhe une gradualisht do te bej nje vendim qe te mos mund te jepet asnje certifikate trajnimi pervecse nepermjet ketij instituti", ka deklaruar dje Berisha. Per te, ky institut nuk ka profesoret, apo te gjitha lehtesirat, por ka programin e organizimit te trajnimeve ne menyren me serioze, ne menyren me zyrtare dhe te suksesshme. Kryeministri eshte shprehur se me mbeshtetjen e ministrit dhe te qeverise do te zgjerohen kapacitetet sepse administrata do te kete nevoje te vazhdueshme per trajnim dhe te shnderrohen ne nje qender te fuqishme ashtu sic eshte dhe misioni, te trajnimit te administrates.
"Dua te falenderoj zotin Bus Key dhe USAID-in, qeverine e SHBA-se per financimin dhe zbatimin e projektit te prokurimeve elektronike ne kuader e Pragut te Mijevjecarit krahas projekteve te tjera te rendesishme dhe dua t`ju uroj ju suksese dhe shpreh bindjen me te thelle se ne fund te dy muajve do te jeni plotesisht te afte qe me 1 janar te fillojme ne mbare vendin me prokurimin elektronik", vleresoi Berisha.