E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: KQZ duhet gjitheperfshirese

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta akuzon socialistet dhe demokratet si shkaktaret e zvarritjes se reformes zgjedhore. Ai eshte shprehur se Komisioni per Reformen Zgjedhore po funksionon ne nje mungese te plote transparence, se pari ne komunikimin me opinionin publik dhe me median. Sipas tij, ne shume aktivitete dhe diskutime qe behen ne kete komision, mediat nuk kane qene prezent. "Kjo gje tregon qarte se te dyja partite e vjetra dhe perfaqesuesit e tyre nuk synojne standarde me te larta ne zgjedhjet e ardhshme ne Shqiperi, por thjesht te shtyjne sa me shume, ta zvarrisin kete Reforme, sikurse kane bere edhe perpara Samitit te NATO-s ne Bukuresht", ka qene deklarata e djeshme e Metes. Sipas tij, politika e faktit te kryer eshte paralajmeruar disa here se do te ndeshkohet nga partneret tane nderkombetare, te cilet jane vertet shume te shqetesuar per lojerat qe perfaqesuesit e PD dhe PS, synojne te bejne me zgjedhjet e ardhshme. "Zgjedhjet jane te rrezikuara. Se pari, nga mungesa e transparences se perfaqesuesve te PD dhe PS, e te gjithe funksionimit te deritanishem te Komisionit per Reformen zgjedhore. Se dyti, nga frika e perfaqesuesve te PD dhe PS per te perballuar nje konkurrence te hapur e te ndershme politike", tha Meta. Por lideri i LSI nuk ka munguar te shigjetoje dhe perpjekjet e PD-PS per monopolizimin e KQZ. "Vete heqja e KQZ nga Kushtetuta, si nje institucion kushtetues, nuk ishte gje tjeter vecse nje goditje ndaj zgjedhjeve ne vend. Duket qe kjo ka qene nje levizje me tendencen per te monopolizuar krejtesisht kete institucion. Tashme kuptohet qe debati se si do te vendoset dhe si do te jete KQZ ka sjelle problemet e tij. Ne mendojme se, ne cdo rast KQZ duhet te jete gjitheperfshirese, qe do te thote se ne cdo rast nje KQZ PD-PS eshte nje KQZ e paligjshme", ka deklaruar Meta. Sipas te cilit, ne zgjedhjet e fundit te pergjithshme vendore, PD dhe PS se bashku kane marre 43 per qind te votave te qytetareve shqiptare. Pra, te ashtuquajturat parti te medha, padyshim qe te dyja se bashku, kane perfaqesuar me pak se sa gjysmen e votuesve shqiptare. Ndaj dhe cdo perpjekje e tyre per te monopolizuar procesin e administrimit te zgjedhjeve padyshim qe i konteston zgjedhjet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›