E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqtaret cenohet pavaresia e gjyqesorit

Projektligji per administraten gjyqesore coi ne nje perplasjes mes gjyqtareve dhe Ministrit te drejtesise Enkelejd Alibeaj. Shkak u bene tre nenet qe fuqizonin kompetencat e kancelarit te gjykates. Sipas gjyqtareve, keto nene i japin pushtet ministrit duke lene ne hije kryetaret e gjykatave, qe pas ndryshimeve marrin vetem rol vezhgues ne administrimin e gjykates. Ndryshimet sipas argumentit, te togave te zeza bejne qe administratat e gjykatave te vihen nen kontrollin e ministrit dhe nuk arrihet te percaktohet bashkerendimi i punes mes kancelarit dhe kryetarit te gjykates. Shqetesimi i tyre ishte se me ndryshimet e reja kush do te zbatonte urdhrat e Keshillit te Larte te Drejtesise, ata apo kancelari?. Nese kancelari nuk zbaton urdhrin, problemi i gjyqtareve ishte se ata duhet t'i drejtoheshin ministrit te Drejtesise, i cili ka si kompetence te emeroje dhe shkarkoje kancelarin?. Ndryshimet ne kete projektligj, gjyqtaret e kane cilesuar shkelje te pavaresise se gjyqesorit. Por jo vetem kaq. Ata argumentonin se shkeljet kishin te benin edhe me pavaresine financiare. Ndersa sipas gjyqtareve me kete ligj ekzistonin dy struktura paralele, ajo administrative dhe kryetari formal pa asnje kompetence. Ne arsyetimet e tyre sqarohej se projekt ishte i munguar ne kohe. Ajo cka calonte sipas gjyqtareve ishte statusi i administrates gjyqesore. Pas debateve mes gjyqtareve dhe vete ministrit, ekspertet e EURALIUS, kane sqaruar se ne pergatitjen e projektligjit per administraten gjyqesore, nuk eshte marre mendimi i tyre. Nga ana tjeter ata kane bere me dije se ne Evrope funksionimi i administrates gjyqesore nuk i lihet ne dore ministrit te Drejtesise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›