E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri-Berishës: Dy ministra fshihen pas imunitetit

Deputeti i kësaj partie Sajmir Tahiri theksoi se Sali Berisha është i pa aftë të luftojë korrupsionin dhe se më par duhet të dorëzojë 2 ministra para drejtësisë për të dëshmuar vullnetin e tij në luftën kundër këtij fenomeni.

“Korrupsioni është mbizotërues në shumë fusha dhe vazhdon të mbetet një problem veçanërisht serioz. Përpjekjet e qeverisë për të luftuar korrupsionin kanë mbetur në fazën e hartimit të strategjive. Mungojnë mekanizmat e aplikimit të tyre, plani kohor si dhe indikatorët e matjes së rezultateve konkrete. Shkalla e dënueshmërisë për korrupsion mbetet e ulët, e për më tepër kultura e pandëshkueshmërisë është mbizotëruese. Përfundimi i çështjeve gjyqësore për  korrupsion, pavarësisht pozicionit të personave të përfshirë, do të shërbejë si indikator”, tha ndër të tjerash Tahiri.

Ai shtoi më tej, se kjo maxhorancë nuk mund ta luftojë korrupsionin dhe se ka “mbjellur” kulturën e pandëshkueshmërisë duke strehuar pas imunitetit parlamentar dhe karriges së ministrit-sipas Tahiriti-dy të kërkuar nga drejtësia pikërisht për korrupsion.

“Ka ardhur koha që Sali Berisha ti bindet ligjit njëlloj si të gjithë shqiptarët e ndershëm. Të dorëzojë menjëherë para drejtësisë 2 ministrat e tij që fshihen pas imunitetit parlamentar, dhe të marrë masa të menjëhershme për të luftuar korrupsionin duke e filluar nga vetja, familja e tij dhe shërbëtorët e oborrit. Kjo është mënyra e vetme për ti treguar shqiptarëve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë vullnetin për të luftuar korrupsionin”, vijoi deputeti i Partisë Socialiste.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›