Beqja Skandali ne Fletoren Zyrtare Berisha duhet te largohet
Eneida Jacaj
Deputeti i Partise Socialiste Ilir Beqja ka publikuar dje skandalin e radhes se qeverise Berisha. Beqja perpara mediave ka bere publike Fletoren Zyrtare ne te cilen qeveria jep shifra te ndryshme brenda nje dite per parametrat makroekonomike fiskale dhe buxhetore. Keshtu me daten 28 korrik te vitit 2010 qeveria jep dy shifra te ndryshme per rritjen reale ekonomike Produktin e Brendshem Bruto deficitin buxhetor dhe deflatoret e GDP-se.
Deklarata
Faktet e radhes provojne se Sali Berisha duhet te largohet nje ore e me pare per te cliruar ekonomine shqiptare qe mbahet e mbyllur ne kuti njesoj si e verteta e zgjedhjeve te 28 qershorit te vitit 2009. Qeveria bie ne skandal dite pas dite dhe dite pas dite zullumi behet me i madh - u shpreh Beqja. Sipas tij me daten 28 korrik te vitit 2010 personat qe kane zene me te padrejte karriget e kryeministrit dhe te ministrave kane miratuar per te njejtat parametra makroekonomike fiskale dhe buxhetore shifra te ndryshme.
Ai tha se shifrat jane ne Fletoren Zyrtare te Republikes se Shqiperise posacerisht FZ Nr. 112 dhe Nr. 121. Sali Berisha inskenon inaugurime per te recituar genjeshtrat e tij duke fshehur ne kutite e mbyllura zgjedhjet vjedhjet dhe shifra te tmerrshme te gjendjes ekonomike. Ai duhet te largohet qe Shqiperia te inauguroje rrugedaljen nga te gjitha krizat - u shpreh Beqja.
Shifrat
Deputeti socialist ben publike shifrat e ndryshme brenda nje dite qe paraqiten nga qeveria ne Fletoren Zyrtare. Beqja u shpreh se ne te njejten dite me date 28 korrik te vitit 2010 qeveria thote se rritja reale ekonomike per vitin 2008 eshte edhe 8 edhe 77. Ne te njejten dite rritja reale ekonomike per vitin 2009 eshte edhe 33 edhe 3.
Ne te njejten dite qeveria shqiptare parashikon per vitin 2011 nje Produkt te Brendshem Bruto sic ben me dije Beqja diferenca midis dy shifrave te publikuara zyrtarisht eshte 330 milione dollare. Po ne te njejten dite qeveria parashikon per vitin 2012 nje Produkt te Brendshem Bruto ku diferenca midis dy shifrave te publikuara zyrtarisht eshte 480 milione dollare. Persa u perket shifrave te qeverise per deficitin buxhetor per vitin 2011 diferenca midis dy shifrave te publikuara zyrtarisht eshte 62 milione dollare. Po ne te njejten dite qeveria parashikon per vitin 2012 nje deficit buxhetor ku diferenca midis dy shifrave te publikuara zyrtarisht eshte 75 milione dollare. Beqja u shpreh se ne te njejten dite qeveria thote shifra te ndryshme per deflatoret e GDP-se per vitet 2007 dhe 2008 duke provuar sipas tij se dyshimet e opozites per manipulim te rritjes ekonomike jane te perligjura.
Shifrat e ndryshme te qeverise
Me daten 28 korrik te vitit 2010 ne Fletoren Zyrtare rritja reale ekonomike per vitin 2008 eshte edhe 8 edhe 77.
Ne te njejten dite rritja reale ekonomike per vitin 2009 eshte edhe 33 edhe 3.
Per vitin 2011 diferenca midis dy shifrave per Produktin e Brendshem Bruto eshte 330 milione dollare.
Per vitin 2012 diferenca midis dy shifrave per Produktin e Brendshem Bruto eshte 480 milione dollare.
Per vitin 2011 diferenca midis dy shifrave te publikuara per deficitin buxhetor eshte 62 milione dollare.
Per vitin 2012 diferenca midis dy shifrave te publikuara per deficitin buxhetor eshte 75 milione dollare.
Ne Fletoren Zyrtare publikohen shifra te ndryshme edhe per deflatoret e GDP-se per vitet 2007 dhe 2008.
Gjiknuri Zgjidhja e krizes po zvarritet nga maxhoranca
Partia Socialiste deklaron se vullneti per zgjidhjen e krizes politike mbetet ne doren e Partise Demokratike. Sipas deputetit socialist Damian Gjiknuri zgjidhja e krizes politike po zvarritet nga maxhoranca e cila kerkon qe ta zbehe me kalimin e kohes kete ceshtje. Keshtu sipas tij kjo eshte arsyeja kryesore qe e djathta ende nuk ka firmosur nje marreveshje per hetimin e zgjedhjeve. Duke iu referuar djegies se fleteve te votimit deputeti Gjiknuri tha se kjo ceshtje nuk duhet kthyer ne nje motiv ne vetvete. Sipas tij data e zhvillimit te zgjedhjeve lokale nuk ka asnje lidhje me djegien e fleteve te votimit.
Duke folur per hartimin e Kodit te ri Zgjedhor deputeti Gjiknuri si anetar i hartimit te Kodit Elektoral te 28 qershorit u shpreh se pa u hetuar zgjedhjet e shkuara nuk mund te punohet ne nje kod te ri.
Ndonese diten e hene nisi punen sesioni i ri parlamentar forcat politike permes qendrimeve te tyre treguan se nuk kane arritur ende te gjejne gjuhen e konsensusit. Persa i perket hetimit te zgjedhjeve Partia Socialiste qe nga data 28 korrik i ka paraqitur maxhorances tre propozime per zgjidhjen e krizes. Kreu i Grupit te socialisteve Gramoz Ruci eshte shprehur dite me pare se hetimi duhet te permbaje fletet e votimit ne te kundert kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli presidenti Bamir Topi apo Gjykata Kushtetuese ti drejtohen nje arbitri nderkombetar sic eshte Komisioni i Venecias. Ka kaluar me shume se nje vit nga zgjedhjet e 28 qershorit te vitit 2009. Ne qe nga 28 korriku i kemi paraqitur maxhorances tre propozime. Se pari miratimin e nje rezolute nga ana e Parlamentit shqiptar per mbeshtetjen e procesit te integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian. Se dyti angazhimin tone per zgjidhjen e krizes politike lidhur me transparencen e zgjedhjeve te qershorit 2009 si dhe hapat konkrete qe duhen hedhur ne kete drejtim. Se treti angazhimin tone politik per nje reforme te plote elektorale - ka deklaruar Ruci. Ai theksoi se nuk duhet te kete ekzekutim te fleteve te votimit. Transparenca e zgjedhjeve do te behet se bashku me fletet e votimit. Perjashtojme ekzekutimin e fleteve ndaj propozojme te vazhdojme negociatat per fletet e votimit. Ne rast se maxhoranca kundershton kryetarja e Parlamentit le ti drejtohet Komisionit te Venecias - u shpreh Ruci. Sipas Rucit PS-ja nuk do te deshironte te vazhdonte me tej me protesta pasi Cdo gje mund te zgjidhet ne saje te nje vullneti te mire politik.
8 Shtator 2010